Aktualitet

Të vranë për së dyti nipi im i dashur! Daja i Hekuran Billës rrëfen një profil tjetër të viktimës

Të vranë për së dyti nipi im i dashur! Daja i Hekuran

Hekuran Billa, 40-vjeçari që u ekzekutua tre ditë më parë tek Komuna e Parisit, ishte një person i njohur për policinë dhe për median, pas ishte dënuar për vrasjen e Prel Markut të ndodhur në 2006-n në Britani.

Daja i tij, Kujtim Lleshi, tregoi përmes një letre një version tjetër të profilit të nipit të tij. Ai shkruan se Billa ka qenë shumë i njohur në Britani si mundës, duke shtuar se e kanë pasur simpati shumë njerëz.

Të vranë për së dyti nipi im i dashur! Daja i Hekuran

Pavarësisht vendimit të drejtësisë, ai akuzon median se spekulon, pasi sipas tij nipi nuk ka pasur gisht në këtë ngjarje dhe se ka përfituar lirinë.

Letra e plotë e Kujtim Lleshit:

“Te vrane per se dyti nipi im i dashur.

Ti pate fatin e keq te perballesh me kriminele,dhe humbe jeten por ne patem fatin e keq te degjojme nga mediat lajme te felliqura qe tu ngarkuan ty.

Kush ishte Hekuran Billa.

Ne Vitin 1999 emigroi nga qyteti i Kukesit ne Londer.Ishte 19 vjeq.Punoi atje por edhe u mor me sportin e mundjes.

U shpall dy vite rrjesht kampion i gjith Britanise ne mundje.

Ate kohe kur ne nuk e njihnim akoma shijen e dokumentave,Nipi im fitoi qytetarine Britanike.Kjo si rezultat i sjelljes shembullore dhe sukseseve ne sport.

Fati i keq i tije qe u ndodh ne vendin e gabuar,ne nje lokal ku u krye nje vrasje.

Miku i tij i afert ishte perplasur me nje grup njerezish dhe ate nate rane ne gracken qe ju pregatit….rezultati u vra njeri nga kundershtaret.

Nipi im u arrestua dhe u denua se bashku me ate personin qe kreu vrasjen…

Si gjithmone qe ne e hame mori denimin maksimal.

Une nuk kuptoj se si mund ti vishen nje njeriu,te gjith ato akuza,kur ai ishte ne burg i akuzuar vetem per vrasje.
Ku ishte prostitucioni?

Po droga?Ku i moren keto informacione….

Nipi u lirua me kusht sepse cdo rrethane e lehtesonte….qindra mijra njerez te njohur e panjohur qe moren sot pjese ne varrim e deklaruan sjelljen e tije perfekte….

Ishin sot intelektuale artiste qe e oercollen ne banesen e fundit…

Ishte nje fatkeqesi qe i ndodhi,por u perlye me fjalet,kontigjent krimi precedente penale,vrases etj.
Jane me qindra qe kane njohur dashamiresine e tije…

Por si cdo gje qe eshte ketu paradoks edhe per nipin tim keshtu ndodhi.

Paqi faqen e zeze o gazetare te felliqur.

Zoti te dhurofte parajsen nip…

Faleminderit ju miq qe me ngushelluat….

Lexo me shume: