Aktualitet

Dako mohon akuzat e SPAK: S’kam shkelur asnjë procedurë

Dako mohon akuzat e SPAK: S’kam shkelur asnjë procedurë

Vangjush Dako gjatë seancës gjyqësore ditën e sotme ka mohuar akuzat e SPAK. Përpara gjykatës ish-kryebashkiaku i Durrësit ka dhënë sqarime, në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila.

Dako është shprehur se kjo procedurë prokurimi publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni. Mediat raportojnë se kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur në asnjë moment procedurën e prokurorimit për këtë tender.

Ai i ka kërkuar gjykatës masë më të butë sigurie, si ajo e arrestit shtëpiak, detyrim për t’u paraqitur, apo edhe garanci pasurore.

Ndërsa lidhur me lejen e pallatit, Dako është shprehur se nuk ka pasur dijeni se sa kate është pallati.