Dalin analizat, zogjtë e ngordhur në plazhin e Vlorës ishin me grip shpendësh
E Martë 7 Janar 2025, 11:25
TiranaPost
Zogjtë e ngordhur në plazhin e vjetër të Vlorës, ishin me grip shpendësh. Rezultatet e analizave janë publikuar sot.
Ky është një virus që gjendet te shpendët e egra, por që rrezikon edhe shpendët shtëpiake. Transmetimi tek njeriu shkaktohet pikërisht nga këto të fundit. Në përhapjet masive tek shpendët mund të përbëjnë edhe rrezik për shëndetin publik.
Pak minuta më parë është konstatuar në SHBA vdekja e parë e një njeriu nga gripi i shpendëve.