Dalin notat e Lëndëve me Zgjedhje. Linku për të parë rezultatet

E Hënë 27 Qershor 2022, 08:58
TiranaPost
Këto të lëndës me Zgjedhje ishin rezultatet e fundit që maturantët e këtij viti prisnin.
Provimin e lëndës me zgjedhje e kryen në total 29775 maturantë.
1144 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 128 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.
Kalueshmëria për këtë provim është 96.16% ndërsa nota mesatare është 7.52.
Rezultate të kënaqshme kanë pasur edhe maturantët që kanë dhënë provimin e Biologjisë. Që prej ditës së testimit ata janë ankuar dhe kanë protestuar pranë Ministrisë së Arsimit për shkak të vështirësisë së testit, sipas tyre. Një protestë e kishin lajmëruar edhe sot në orën 10:00.