Aktualitet

Dallgët në Vlorë arrijnë në 3 metra, pezullohet lundrimi i anijeve të vogla

Dallgët në Vlorë arrijnë në 3 metra, pezullohet

Vlora është pushtuar nga një erë e fortë.

Shpejtësia e erës arrin deri në 20m /s dhe ka bërë që kapiteneria e portit të Vlorës të pezullojë lundrimin detar për anijet e tonazhit të lehtë dhe peshkarezhat.

Dallgët në det arrijnë deri në tre metra dhe përplasen në pjesën shkëmbore në disa zona.