Aktualitet

Dashnor Sula protestë ndryshe për rritjen e çmimeve, shkon me një shportë me ushqime në Kuvend

Dashnor Sula protestë ndryshe për rritjen e çmimeve, shkon me

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të protestuar për rritjen e çmimeve duke sjellë në Kuvend një shportë ushqimore, me vlerë 30 mijë lekë. Teksa thekson se janë ushqimet me çmimet më të lira në treg, Sula shton se me këto ushqime një familje mund të ushqehet 2 deri në 3 ditë.

Dashnor Sula protestë ndryshe për rritjen e çmimeve, shkon me

“Po ju them që i kam marr në markën me çmimet më të ulëta. Këto bëjnë 30 mijë lekë. Sa i bie të ushqehen me këtë shportë që duhet një herë në tre apo dy ditë. Pra duhen 600 mijë lekë vetëm për tu ushqyer. Pa llogaritur ushqimet e tjera. Kam ardhur këtu sot në shenjë proteste.” tha Dashnor Sula.