Aktualitet

Dasma që u kthye në vatër infeksioni në Fushë-Krujë

Dasma që u kthye në vatër infeksioni në

Gjatë 24 orëve të fundit 23 raste rezultuan pozitivë me Covid në rrethin e Krujës, sipas Ministria e Shëndetësisë.

Sipas mediave, bëhet fjalë për një vatër të re infeksioni në Fushë-Krujë, ku 11 prej tyre mësohet se janë infektuar në një ceremoni martesore.

Të infektuarit e tjerë mësohet se janë në fshatra, ndërsa në qytetin Krujës janë konfirmuar vetëm 3 raste.

Pavarësisht se dasmat janë të ndaluara, shpesh policia ka arritur që të zbulojë organizime të tilla në qytete të ndryshme të vendit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 146 raste të reja, ndërsa 6 pacientë me Covid kanë humbur jetën.