Aktualitet

Datat e regjistrimeve dhe intervistës për ata që duan të hyjnë në Akademinë e Forcave të Armatosura

Datat e regjistrimeve dhe intervistës për ata që duan të

Publikohen datat e regjistrimeve të aplikantëve për studime Bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Deri nesër është afati i fundit për të dorëzuar dokumentacionit, dhe më pas do t'i nënshtrohen kontrollit shëndetësor dhe testit fizik. Në fund do të jetë marrja në intervistë.

Deri më tani 675 maturantë të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm këtë vit, kanë zgjedhur të studiojnë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, që në tetor hap për herë të parë programin bachelor.

Postimi i ministres Olta Xhaçka:

Datat e regjistrimeve të aplikantëve për studime bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura:

7 deri 11 gusht

Dorëzimi i dokumentacionit pranë Sekretarisë Mësimore të AFA (Adresa: ish-Shkolla e Bashkuar, Tiranë) 08:00-16:30

13 deri 14 gusht

Kontrolli shëndetësor dhe testi fizik

18 -19 gusht

Kryerja e intervistës.