Aktualitet

David McAllister uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Paç fat në mandatin e tretë

David McAllister uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Paç

Kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister uron kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Gjatë konferencës me temë ‘Europa një botë që po ndryshon’ të mbajtur online e ku ndodhej i pranishëm edhe kryeministri, McAllister e uroinë këtë mandat të tretë dhe për zhvillimet e ardhshme në Shqipëri.

Mes të tjerash ai tha se po ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjergjimit, ndërsa shprehu besmin se ky proces ka një të ardhme, dhe se 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen vende anëtare të Bashkimit Europian.

‘Z. Rama me lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe paçi fat në mandatin e radhës dhe suksese në zhvillimet e ardhshme në vend. Si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së'.

David McAllister është i njohur për shqiptarët në 2017-ën gjatë fushatës së zgjedhjeve ku siç ndonjëri e kujton paketën që mori mbiemrin e tij 'McAllister'.

*Tiranapost.al.