Aktualitet

Debati për komedinë “Prefekti”/ Drejtori i Teatrit Kombëtar: Familja mund të ishte treguar më mirëkuptuese

Debati për komedinë “Prefekti”/ Drejtori i Teatrit

Rikthimi i 'Prefektit' në ambientet e Teatrit Kombëtar shkaktoi mjaft debate të nxitura nga familjarët e Qazim Mulletit, por në një intervistë drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli tha që ajo ishte vetëm një tentativë për ta risjellë komedinë në një version të ridimensionuar, në kuadër të rikthimit të dramave me vlera të gjuhës shqipe.

Çuli u shpreh gjatë intervistës që i mirëkuptonte familjarët e Qazim Mulletit, por sipas tij duhet të ishin treguar më mirëkuptues.

"Është e thjeshtë, nuk ka lidhje me 'prefektin', ka të bëjë me politikën e Teatrit për leximin e dramave shqipe, një prej 7 veprave të rikthyera ishte edhe 'Prefekti'. Ne ridemensionojmë dhe i shikojmë me syrin e kohës edhe vepra që kanë përmbajtje ideologjike por kanë vlera të mëdha artistike. Regjisori Spiro Duni e riktheu për të dhënë një version ndryshe të kësaj vepre pasi nuk i pëlqente mënyra e ironizimit të mëparshëm.

Unë jam njeri me sensibilitet shumë të fortë sa i përket vuajtjeve të të tjerëve, sidomos për histori të kësaj natyre. Dhe për këtë kam kërkuar edhe ndjesë për lëndimin, por jo për leximin. Por këtu kemi të bëjmë me një vepër artistike të ridimensionuar, e cila në fund të fundit është një tentativë edhe për të parë reagimet, për të hapur një debat. Sensibiliteti është karshi familjes, dhe jo për shoqata spekulantësh", vijoi drejtori i Teatrit Kombëtar,” u shpreh Çuli.

Ndërsa përsa i përket Çështjes së dokumentit të publikuar, që i firmosur nga Qazim Mulleti njoftonte ekzekutimin e 3 të dënuarve me vdekje, Çuli tha se nëse do të ishte patriot ish-Prefekti i Tiranës nuk do ta kishte bërë diçka të tillë.

"Unë nuk e di nëse është i vërtetë ai dokument. Por një patriot këtë në fakt nuk do ta bënte. Pra, një patriot i shquar nuk mund ta bënte dot këtë, qoftë edhe me një letër përcjellëse. Ky debat nuk është logjik. Po kthejmë në ngjarje gjëra të cilat janë shumë bazikë. Por nga ana tjetër propagandë më të mirë se kjo për Teatrin Kombëtar nuk ka. Ne po bëjmë një punë shumë të madhe. Unë kam vërtet një dhimbje shumë të madhe për familjarë të atij. Edhe mund ta kishim eliminuar atë dreq leximi por ne teatër jemi në fund të fundit. Edhe Papa i Romës parodizohet. Edhe pjesa tjetër nuk duhet të tregohet me këtë mendime. Ç'është ky debati për filmat. Ato kanë vlera dhe kanë inspiruar breza të tjera. Kur bëhet fjalë për personazhe historik dhe i është deformuar jeta sigurisht që këtu duhet pasur më shumë kujdes” shtoi Çuli gjatë intervistës.

Si mbesa e Qazim Mulletit krijoi një ortek të tërë për ish-kryebashkiakun e Pushtimit Fashist

Dokumenti që zbulon dënimet me vdekje të Qazim Mulletit

Tiranapost.al