Aktualitet

Debati për teatrin lajmi më i mirë për qeverisjen time: Kjo është kostoja e suksesit me Covid -19

Debati për teatrin lajmi më i mirë për qeverisjen time: Kjo

Edi Rama tregoi sot një histori personale, ku tha se një njeri i afërt i tij ndodhej në koma, në një spital të Massachusetts në Amerikë.

Aty kishte parë çfarë po ndodhte me situatën e koronavirusit, dhe siç deklaroi, kishte menduar se ajo që ndodhi me pandeminë  në Shqipëri, me më pak raste të infektuarish, ishte dhe dora e Zotit., përveç planit të tij me izolim që e konsideron sukses.

Lexoni pjesën si më poshtë:

Jeta më ka çuar dikur pa dashjen time pranë një njeriu të zemrës në një spital amerikan në Massachusetts dhe kur kam parë se çfarë ndodhte kam menduar që kjo këtu është dora e zotit se s'ka mundësi dhe përpara syve të mi kam parë atë qënie për të ciën do jepja dhe jeten time të kthehej nga koma.

Dhe sot në atë vend ku gjendet ai spital numërohen 6 mijë te vdekur me vetëm dyfishin e popullsisë së Shqiëprisë. Por siç do sukses edhe ky sukses ka koston e vet, rritja e përditshme e numrit të atyre që thonë se ishte lojë që përqeshin që tallen dhe ndaj atyre duke thënë: të shohim fytyrën e diktatorit që mbylli shqiptarët se ju do brenda. Që i detyroi me pahir të hynin në boten digjitale dhe duke fjetur pa nevojën për të shkuar në punë e me radhë. Kjo është kostoja e suksesit. Duke mos dëgjuar shprehjn e Shekspirit dhe të bie pre e zinxhirit të infektimit nga budallëku.