Aktualitet

Dëbora deri në 20 cm, në Korçë lëvizet me zinxhirë

Dëbora deri në 20 cm, në Korçë lëvizet me

Qarku i Korçës është mbuluar nga dëbora. Gjatë mbrëmjes së djeshme deri pak pas mesnatës trashësia e dëborës ka arritur nga 10 deri në 20 cm. Për këtë shkak, autoriteti rrugor bën me dije se automjetet duhet të jenë të pajisura me zinxhirë ose goma dimërore.

Temperaturat janë ulur deri në minus 7 gradë.

Sipas njoftimeve të OSHEE, disa zona rreth Korçës si Dishnice, Barc, Bilisht, dhe ne dy fidrat e Maliqit kanë pasur edhe probleme me energjinë elektrike.

Sipas Meteoalb i ftohti Polar ka pushtuar sot gjithë vendin dhe paraditja do jetë me alternime vranësirash, kurse pasditja me reshje sidomos në zonën Jugore.