Aktualitet

Dëbora mbulon aksin Hani i Hotit – Vermosh

Dëbora mbulon aksin Hani i Hotit – Vermosh

Reshjet e para të dëborës kanë mbuluar aksin rrugor Hani i Hotit – Vermosh me një trashësi deri në 10 centimetra.

Megjithatë bëhet e ditur se ky aks rrugor është i kalueshëm, por me goma dimërore.

“Ju informojmë në lidhje me situatën në territorin e Qarkut Shkodër. Gjatë gjithë mbrëmjes dhe aktualisht vijojnë reshjet e shiut në të gjithë territorin, kryesisht me intensitet të ulët.

Nga komunikimi me strukturat e MC të bashkive deri në këtë moment, nuk raportohen situata problematike.

Nga DRV Shkodër informohemi se në segmentin rrugor Hani i Hotit - Vermosh kanë filluar reshjet e dëborës me trashësi rreth 10 cm. Momentalisht ky aks rrugor është i kalueshëm me goma dimërore.

Kontratori është prezent me mjete dhe punëtorë për të mbajtur të hapur këtë aks rrugor.

Nga strukturat e OSHE nuk raportohen situata problematike.

Nga DRUK Lezhë nuk raportohen probleme në infrastrukturën kulluese”, thuhet në njoftimin e Emergjencave në Shkodër.