Dëbora mbulon vendin, cilat janë akset rrugore problematike
Reshjet e dëborës kanë mbuluar vendin. Kjo ka shkaktuar problematika në disa akse rrugore. Aksi rrugor bypass Qafë Murrizë në Dibër është bërë i pakalueshëm që prej pasdites së djeshme. Po ashtu, aksi "Bajram Curri-Valbonë" dhe "Kërrnaj-Pac-Shimshan" ka vështirësi në qarkullim.
Në Kukës ka prezencë të borës, nevojiten goma dimërore në të gjitha akset por nuk ka probleme me qarkullimin.
Bypassi i Murrizit në Rrugën e Arbrit, ka mbetur i bllokuar prej disa orësh mbrëmjen e djeshme.
Në zonën e Qaf Shtamës, trashësia e borës ka arritur deri në 15 cm, por nuk ka probleme me qarkullimin.
Në Voskopojë trashësia e dëborës arrin deri në 5 centimetër, ndërsa policia bën thirrje për të përdorur goma dimërore.
Në akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Pogradecin, Qafë Thanën dhe Ersekën e Leskovikun qarkullohet pa vështirësi.