Aktualitet

Dëborë në Qafë Thore, ARRSH thirrje për kujdes të shtuar

Dëborë në Qafë Thore, ARRSH thirrje për kujdes të

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në Rajonin Verior si dhe reshje dëborë. Situata është shoqëruar edhe me rënie të temperaturave në vend.

Një nga zonat më problematike, në Qafë Thore është pastruar nga dëbora, gjithsesi Autoriteti Rrugor Shqiptar bën thirrje për kujdes të shtuar.

“Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruan në njoftim.