Aktualitet

Deklarata e Brataj për shpërthimin e epidemisë në vend dhe besimi se shqiptarët kanë një imunitet të rrallë ndaj koronavirus

Deklarata e Brataj për shpërthimin e epidemisë në vend dhe

Ka qenë një supozim dhe shefi i Urgjencës Kombëtare e sqaron që nuk është absolute, por ai ka bërë pjesë tek njerëzit që ka besuar se imuniteti shqiptar i lidhur me një tip virusi i ngjashëm me koronaviurs në vitet 50 na ka bërë imunë.

'Në vitet '50-'60, Shqipëria ka kaluar një infeksion i ngjashëm nga koronavirus, është një familje që ka lindur që atëherë, jo sot… dhe mendohet se ne si popull jemi dhe si të imunizuar, ndaj dhe shqiptarët që kanë ikur në Itali në moshë të rritur, mund të jetë që janë të imunizuar. Nuk them se është kjo  me patjetër…'

Deklarata atëherë në Opinion të Blendi Fevziut na dha zemër, por sot kur shohim të infektuar vetë zotin Brataj duhet të reflektojmë e të respektojmë masat: Distancën sociale, të qëndrojmë në shtëpi, të lajmë duart shpesh.

Skëndër Brataj doli pozitiv pas testit ditën e martë. Ai është në vetizolim në shtëpinë e tij dhe gjendja duket e stabilizuar.

Mediat po flasin gjerë e gjatë sot për këtë lajm dhe për alarmin që ka shkaktuar për faktin e thjeshtë se Zoti Brataj ka pasur shumë kontakte si me njerëz të thjeshtë, por edhe me nivelin e lartë. Ai ishte një zë i rëndësishëm në task-forcën e krijuar nga ministria e Shëndetësisë.