Aktualitet

Deklarata e mjekut Ilir Allkja: Të gjithë marrim bakshish. Jemi dështim i politikës

Deklarata e mjekut Ilir Allkja: Të gjithë marrim bakshish. Jemi

Një aksion blic në spitalin e Traumës, nuk duket se mori duartrokitje në rrjet duke e parë atë si një operacion shoë, pasi dihet që ryshfet marrin të gjithë bluzat e bardha. Kushdo që ka një eksperincë me spitalin e di si funksionon. Por rasti i mjekut ka rikthyer debatin, dhe njëri prej tyre në një intervistë për Euroneës pohon se të gjithë marrin bakshish, dhe se kjo është për faj të sistemit dhe që politika duhet ta kishte rregulluar me kohë.

‘Nuk besoj se në shërbimin publik kanë faj pacientët ose mjekët. Kush i koordinon këto? Është politika që është siper dhe politika duhet të marri përgjegjësitë e veta dhe të reformojë ta kthejë në një sistem në shërbim të njerëzve ose katrahurë në këtë mënyrë. Është e vështirë të gjesh mjek që nuk kanë marrë bakshishe në jetën e vet. Unë për vete kam marrë dhe nuk kam as turp, as frikë. Kam marrë nga njerëz të mitë, familjarë, kushërinj etj’, u shpreh mjeku.