Aktualitet

Deklarata e Papa Françeskut hap debat/ Klodiana Shala: Për dokumente kanadeze duhet të jemi gay

Deklarata e Papa Françeskut hap debat/ Klodiana Shala: Për dokumente

Papa Françesku deklaroi se homoseksualët kanë të drejtë të krijojnë familje, si fëmijë të Zotit, jo ndryshe nga të tjerët! Propozimi i tij për një ligj për bashkim civil, jo martesë, u bë kryelajmi i mediave botërore.

Po në Shqipëri si u prit ky lajm? Në emisionin e Rudinës pasditen e sotme, ishin të ftuar disa personazhe: Klodiana Shala, Elton Ilirjani, Xheni nga komuniteti LGBTI dhe Pastori Akil Pano të cilët shprehën këndvështrimet e tyre.

Klodiana Shala tha se personalisht është për modelin tradicional: Nënë dhe Baba! Ajo gjithashtu mori rastin në Kanada, ku për të marrë pasaportë kanadeze duhet të jesh gay. 

Klodiana Shala: kur thotë Papa kush jam unë të gjykoj dhe kush jemi ne, unë në fakt jam tradicionale që fëmija duhet të ketë babanë dhe nënën e vet por kjo pjesë mendoj që papa është pak më realist dhe duke parë botën që këto komunitete janë duke na pushtuar ka thënë pse mos tu japim të drejtën? Nëse duam të marim dokumenta kanadeze duhet të jemi ose gay ose...që të marrim dokumente automatikisht ne shqiptarët. Nuk janë konspiracione është e vërtetë. 

Elton Ilirjani tha se nuk është i ekzaltuar nga deklarat e Papës: Edhe unë si Papa kam ndryshua, njerëzit e mençur ndryshojnë se vetëm një kokëbosh ngulmon. Më shumë sa po na ndihmon ne po ndihmon Kishën, Nuk jam shumë i ekzaltuarpor e konsideroj si diçka historike për të dhënë mesazh se jemi të barabartë, se Zoti na do. Unë shkoj dhe më tej duke thënë se askush nuk është straight, që të gjithë kemi hormone femërore dhe mashkullore dhe varet nga rrethanat, në Shqipëri rrethanat janë që është turp të bësh seks, imagjino sa larg jemi me mentalitetin.

Klodiana Shala replikon duke thënë: Është turp me e thënë në televizor. Kam shumë shokë gay, nuk i kam gjykuar kurrë, por nuk mund të them që unë jam e keqe sepse nuk mund të jem… Ne i kemi pranuar këto siç janë dhe këto duhet të na pranojnë me këto mendime.

Këtu të gjithë bëjnë seks, pavarësisht se nuk e shprehin por kanë filluar…

Ndërsa Pastori Akil Pano thotë se deklarata e Papës u nxorr nga konteksti: 

Unë mendoj që Papa është një njeri me vlera me virtyte të larta njihet si globalist jashtë Kishës, si individ shumë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve. Në fakt deklarata unë kam përshtypjen që është nxjerrë jashtë kontekstit, po të lexosh mes fjalëve, teksti nuk ka të bëjë me legalizimin e martesave mes të njëjtës gjini është fjala për një lloj mbrojtje që kisha dëshiron ti japë përmes shpalljes publike çdo lloj lidhje mes homoseksualëve, shihet për bashkëjetesë civile, një ligj që krijon mbrojtje financiare sociale, që Papa thotë që është pothuajse si ligji për martesën.

Ai ka përmendur fjalën familje ( thotë Rudina)

Akil Pano: Kështu e nxjerrim ne, çdo qenie ka të drejtat e veta, që mbrohen nga Kushtetuta, Është lajm ky që Kisha historikisht ka qëndruar stoike në dogmatizimin e doktrinës, që është e konstitucionalizuar prej 2000 mijë vitesh. Nuk janë lidhje që i bekon Zoti, mes dy burrave dhe dy grave. Deklarata që Papa bëri në 2013 është krejt diçka tjetër, është kundër një raporti të tillë civil, mes dy burrave që hyjnë në martesë. Brenda Kishës ka dy linja.