Dekretohet data e zgjedhjeve të pjesshme, më 6 Mars votohet në bashkitë pa kryetarë

E Enjte 20 Janar 2022, 10:08
TiranaPost
Presidenti Ilir Meta njoftoi dekretimin e datës së zgjedhjeve në 6 bashkitë pa kryetarë. Ato do të mbahen më 6 mars.
“Të dashur qytetarë,
Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë!” shkruan Meta në Facebook.