Aktualitet

Del lista e kandidatëve fitues për një nga 32 vendet në BKH

Del lista e kandidatëve fitues për një nga 32 vendet në BKH

Vijon gara për 32 vendet vakante të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ka mbaruar faza e intervistës dhe 75 kandidatë do të vazhdojnë më tej garën.

Kandidatët e listës së mëposhtme, fituese, do të bëjnë testin e poligrafit që fillon më 9 gusht, ndërsa më pas kandidatët fitues do të plotësojnë deklaratën e pasurisë dhe do t’i nënshtrohen kontrollit të figurës.

Njoftimi i BKH:

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 30.07.2021, mbylli Fazën e Intervistës dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Kandidatët e kualifikuar, do ti nënshtrohen Testit të Poligrafit. Testi i Poligrafit fillon në datën 09.08.2021. Për vendin, datën dhe orën e zhvillimit të Testit të Poligrafit dhe udhëzime të hollesishme do të njoftoheni me e-mail.

Kandidatët e kualifikuar, do të plotësojne:

Deklaratën për Kontrollin e Figurës, Aneksi A, Shtojca B, Shtojca C, parashikuar në Ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
Deklaratë n e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë. Mbi mënyrën e plotësimit të deklaratave të pasurisë mund të informoheni në linkun me udhëzimet e dhëna nga web i ILDKPI, si më poshtë:
http://www.ildkpki.al/udhezues-i-deklaruesve-per-kandidat/

http://www.ildkpki.al/rregullore-dhe-udhezime/

Deklarata për Kontrollin e Figurës dhe Deklarata e pasurisë, të plotësuar, do të dërgohen të skanuara, me e-mail, në adresën [email protected], jo më vonë se data, 06.09.2021.

Faza e Intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

Dokumenta bashkëngjitur