Dënimi i Salianjit! Deputetët e PD-së djegin karriget e tyre jashtë Kuvendit
E Hënë 30 Shtator 2024, 18:19
TiranaPost
Pas dënimit të deputetit demokrat, Ervin Salianji, opozita ka shkaktuar sërish tensione në Kuvend. Ndërsa kryeparlamentarja po njoftonte ndërprerjen e mandatit për deputetin e PD, opozitarët hodhën dhe shishe uji në drejtim të kryeparlamentares, ndërsa kishin rrethuar edhe foltoren e Kuvendit.
Pas kësaj, deputetët e opozitës kanë dalë jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën.