Aktualitet

Dënohet me 10 vite burg i pari nga dosja e Habilajve

Dënohet me 10 vite burg i pari nga dosja e Habilajve

Gjykata e Posaçme anti Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë dënimin me 10 vite vite burg për Armand Koçerrin, i akuzuar për trafik droge, pjesë e grupit të Habilajve.

Armand Koçerri është personi i vetëm në burg në dosjen Habilaj dhe bëhet kështu i pari i dënuar. Akuzat që rënduan mbi të ishin: Trafik droge, pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Ai u dënua me 10 vite burg pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, me 1/3 e dënimit.

Grupi i Habilajve ra në gjurmët e policisë në tetor 2017, pasi po përpiqeshin të trafikonin një sasi të madhe droge nga Shqiëpria për në brigjet italiane.  Në shtëpinë e Koçerrit, u sekuestruan 4 tonë kanabis.

Dënohet me 10 vite burg i pari nga dosja e Habilajve

Dënohet me 10 vite burg i pari nga dosja e Habilajve