Aktualitet

Dënohet me 6 vite burg sipërmarrësja që u akuzua se shiste disa herë të njëjtin apartament

Dënohet me 6 vite burg sipërmarrësja që u akuzua se shiste

6 vite burg është dënimi i dhënë për sipërmarrësen Vjollca Hoxholli. Gjykata e Tiranës e deklaroi fajtore për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda. 6 vite burg kërkoheshin edhe nga Prokuroria e Tiranës për sipërmarrësen e arrestuar që në vitin 2018.

Sipërmarrësja akuzohet se nën drejtimin e kompanisë së ndërtimi ‘Hoxholli Sh.P.K.”, ka shitur disa herë të njëjtin apartament. Ajo akuzohet se përfitonte para duke mashtruar qytetarë të ndryshëm. Hetimet nisën që në 2018-ën kur një qytetar në Shkodër bëri denoncim me pretendimet se e kishte mashtruar.

Sipas prokurorisë, ajo ka përfituar një shumë pre 318 mijë eurosh me skemën e mashtrimit.

*Tiranapost.al.