Aktualitet

Gjyqtari më i sulmuar nga Meta, nderohet nga Amerika. DASH e shpall Dvoranin kampion i antikorrupsionit

Gjyqtari më i sulmuar nga Meta, nderohet nga Amerika. DASH e shpall

Antony J.Blinken është sekretari amerikan i Shtetit në administratën e presidentit Joe Biden i cili ka shpallur Çmimin Ndërkombëtar të Kampionëve të Antikorrupsionit në disa vende të botës. Mes atyre që përmenden është edhe Ardian Dvorani, ish kreu i Emërimeve në Drejtësi. Ai listohet bashkë me gjyqtarët e tjerë për të cilët Blinken thotë se: Kanë punuar pa u lodhur, shpesh përballë fatkeqësive, për të mbrojtur transparencën, për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar llogaridhënie në vendet e tyre.

Gjyqtari më i sulmuar nga Meta, nderohet nga Amerika. DASH e shpall

Shkëputur nga deklarata nga faqja zyrtare e Departamentit Amerikan të Shtetit:

Gjyqtari më i sulmuar nga Meta, nderohet nga Amerika. DASH e shpall

Të nderuarit janë: Ardian Dvorani i Shqipërisë, Diana Salazar of Ecuador, Sophia Pretrick of the Federated States of Micronesia, Juan Francisco Sandoval Alfaro of Guatemala, Ibrahima Kalil Gueye of Guinea, Anjali Bhardwaj of India, Dhuha A. Mohammed of Iraq, Bolot Temirov of the Kyrgyz Republic, Mustafa Abdullah Sanalla of Libya, Victor Sotto of The Philippines, Francis Ben Kaifala of Sierra Leone, and Ruslan Ryaboshapka of Ukraine.

Gjyqtari më i sulmuar nga Meta, nderohet nga Amerika. DASH e shpall

Ish kreu i KED Ardian Dvorani ka thënë për mediat se ndodhet në një proces gjyqësor por sapo ishte njohur me vlerësimin.

Plotësimi i Kushtetueses, me listat e kandidatëve dhe renditjen e tyre solli përplasjen e ashpër mes presidentit Ilir Meta dhe gjyqtarit Dvoranit. Presidenti e ka kallëzuar në SPAK Dvoranin duke e akuzuar për shkelje të ligjit.

Pritet të shihet nëse Ilir Meta do ketë ndonjë reagim lidhur me vlerësimin e nivelit të lartë që ka marrë Dovrani nga DASH.

Linku nga faqja zyrtare e DASH.

*Tiranapost.al.