Aktualitet

Beqaj propozon modelin e Zelandës së Re: Administrata 4 ditë pushim në verë. Të hënën dhe të premten

Beqaj propozon modelin e Zelandës së Re: Administrata 4 ditë

Deputeti i PS-së, Ilir Beqaj, propozoi që administrata të ketë pushim edhe të premten e të hënën, për dy ose tre fundjava gjatë verës.

Në fjalën e tij në Kuvend, Beqaj tha se ky vendim do të ndihmojë ekonominë dhe do të shmang fluksin e pushimeve në gusht.

"I kërkoj qeverisë nga sot deri në 14 shtator kur fillon shkolla janë 9 javë, të mund të marrë në konsideratë që në 2 ose 3 fundjava ta bëjë ditë pushim edhe një të premte dhe një të hënë, që njerëzit të kenë mundësi për më shumë alternativa, të mos mbivendosemi të gjithë në gusht dhe te çlodhemi edhe ndihmojmë ekonominë. Pra nëse mund të shpallim tre fundjava, njerëzit mund të programojnë punët dhe prenotimet", tha ish-ministri Beqaj.

Sipas ish-ministrit të punohet vetëm 3 ditë në javë, ndërsa një propozim i ngjashëm u bë nga kryeministrja e Zelandës së Re, por ndryshe nga rasti i Beqajt kërkesa nuk vlen vetëm për shtetin por edhe për privatin.

“Të punohet 4 ditë në javë që të mund të bëjnë pushime brenda vendit në mënyrë që të ndihmohet turizmi”, ishte propozimi i Jacinda Ardern.