Aktualitet

Deputeti flet për ngjarjen e rëndë të vjehrrit të tij që u vetëhodh nga 'Shefqet Ndroqi': Nuk pranonte oksigjenin

Deputeti flet për ngjarjen e rëndë të vjehrrit të tij

Vetëvrasja e pacientit 65 vjeç me koronavirus nga kati i katërt i Spitalit 'Shefqet Ndroqi' tronditi opinionin publik dhe hapi jo pak debate nëse ka psikologë në spitale që trajtojnë pacientët.  Hasan Mira është vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani i cili ka treguar gjendjen e tij para se të kryente aktin vetëvrasës. Në emisionin e Rudina Magjistarit ai tregoi se sipas mjekëve mungesa e oksigjenit në gjak i ka shkaktuar dëmtim nervor. Mes të tjerash ai tha se më parë nuk ka pasur probleme neurologjike, siç u aludua në disa media. 

“Unë e kam ndjekur sëmundjen e vjehrrit tim Hasanit që kur u sëmur derisa vdiq, kam qenë brenda mureve të spitalit. Hasani u shtrua në spital në 1 shtator, një natë më parë iu rëndua frymëmarrja. Sëmundja i është agravuar gjithnjë e më tepër. Sipas mjekëve ai kishte dy javë i infektuar më Covid-19, por për shkak të fizikut të tij të fortë ka qenë shumë mirë nga gjendja shëndetësore. Simptomat e para i ka vënë re në 27 gusht ngjashëm me një ftohje të thjeshtë. Është vizituar në ambientet e spitalit të Burrelit, por aty nuk e kanë konstatuar se është me Covid-19, është konstatuar vetëm me një ftohje të lehtë.

Me datë 31 gusht i është rënduar frymëmarrja, aty e kuptoi që ishte diçka serioze. Shkoi tek ambientet e spitalit Shefqet Ndroqi dhe aty është konstatuar që ka Covid-19. Është shtruar në spital të martën në orën 8. Kam komunikuar me mjekët dhe ata më thanë që sëmundja kishte avancuar në fazën e mesme e lart. Duhej 3-4 ditë mjekim të shihej ecuria, Kur kam takuar Hasanin në ambientet e spitalit mu duk mirë, nga 92 e sipër që është normalja, kishte nivel oksigjeni 51%. Mungesa e oksigjenit në gjak i ka shkaktuar dëmtim në sistemin nervor. Deri në 3 të ditës së mërkurë ka komunikuar me djalin e tij. Kur e pashë ishte situatë e rëndë, u desh ndërhyrja e mjekëve ti bëninin gjilpërat. I vetmi privilegj ishte hyrja e spitalit që kam takuar vjehrrin tim. U largova pasi bëri gjilpërat, medikamentet e kanë mbajt në gjendje të mirë. Pas një ore është hedhur, ka qenë vetëm. Mjekët i gjetën dhomë më vete se kishte filluar me sjelljet nga problemet nervore. Nuk pranonte të mbajë oksigjenin dhe as të bënte gjilpërat.