Aktualitet

Deputeti Roshi në gjendje të vështirë nga koronavirusi

Deputeti Roshi në gjendje të vështirë nga koronavirusi

Një ditë më parë deputeti Enver Roshi i cili është infektuar me koronavirusi tregoi në një status në Facebook se ishte mirë në gjendjen shëndetësore. Por sot nga Kuvendi kreu i grupit parlamentar taulant Balla tha se deputeti është në gjendje të vështirë nga virusi.

Balla iu drejtuar deputetit në Kuvend Adriatik Alimadhit i cili e kaloi koronavirusin, por iu tërhoq disa herë vëmendja që të mos e heqë maskën kur është në vendin e tij, përveçse kur del në foltore, ku siç tha Balla është e pamundur të flasësh me maskë.

Balla: 'Unë nuk kam parë njeri në jetën time si ty. Po flas me një koleg që ka kalaur të njëjtën situatë si ty i cili është në gjendje të vështirë. I uroj shërim të shpejtë. Ti e ke kaluar virusin dhe duhet të jesh ndër të parët që të zbatojë rregullin duke mos e hequr maskën aty ku ndodhesh. Ne si deputetë duhet të japim shembullin e parë i respektimit të këtyre masave'.

Më herët, në nisje të seancës ku pritet të votohen ndryshimet kushtetuese me hapje të listave të kandidatëve në zgjedhje, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i tërhoqi vëmendjen dhe i tha:

Deputeti Roshi në gjendje të vështirë nga koronavirusi

‘Ju lutem vendosni maskën, nëse ju e kaluat nuk do të thotë të dëmtojmë ne të tjerët. Ne të kemi uruar me gjithë shpirt shërim të shpejtë dhe jemi interesuar për ato vuajtje që kalove".

Tre deputetë janë infektuar me koronavirusi. Ralf Gjoni, Ejlo Hysko i cili është shëruar dhe Enver Roshi.