Aktualitet

Deputeti Roshi shërohet nga virusi dhe kthehet në Kuvend: Covid lidhet me prishjen e ekuilibrit të natyrës

Deputeti Roshi shërohet nga virusi dhe kthehet në Kuvend: Covid lidhet

Pas rreth dy muajsh që kur u konfirmua me koronavirus dhe u dërgua pë kurim jashtë vendit për shkak të gjendjes tejet të rënduar, deputeti Enver Roshi u rikthye sot në Parlament.

Deputeti Roshi shërohet nga virusi dhe kthehet në Kuvend: Covid lidhet

Deputeti tashmë i shëruar pasi u bëri apel qytetarëve të kenë kujdes e lidhi virusin SARS-CoV-2 me ndryshimet klimatike dhe prishjen e ekuilibrit të natyrës prej mijëra vitesh, e cila sipas tij cënon sot jetën e njerëzve kudo në botë.

‘Kjo situatë e COVID ka të bëjë edhe me ndryshimin e klimës, sepse ndryshimi i klimës, prishja e ekuilibrit të natyrës prej mijëra vitesh cënon sot rëndë jetën e njerëzve në vendin tonë dhe kudo në botë’.