Aktualitet

Reagon deputetja Blerina Gjylameti: Të hënën u konfirmova me Covid, bashkë me familjen jemi të karantinuar

Reagon deputetja Blerina Gjylameti: Të hënën u konfirmova me

Me një postim në Facebook, deputetja e PS-së Blerina Gjylameti sqaron gjendjen e saj shëndetësore, pasi është konfirmuar prej 4 ditësh me Covid.

Gjylameti shkruan se po trajtohet në shtëpi sipas protokolleve për përcaktuara për kurimin e virusit, ndërsa bën një falënderim për bluzat e bardha. Më herët deputetja konfirmoi lajmin për ‘Tiranapost’.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për t’u testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore , me simptoma  të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë .

Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standardet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tekzgjatura.

Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve.

Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë !

Reagon deputetja Blerina Gjylameti: Të hënën u konfirmova me