Aktualitet

Deputetja e PS shtatzënë. Zbulon gjininë e bebit

Deputetja e PS shtatzënë. Zbulon gjininë e bebit

Me datë 17 shtator, fotografi Agim Rama publikoi një foto të deputetes Blerina Gjylameti pranë Kuvendit, teksa tregonte se ishte shtatzënë dhe me gjasa fëmijën e kishte djalë.

Deputetja e PS shtatzënë. Zbulon gjininë e bebit

Sot deputetja e PS, ka konfirmuar se është shatzënë, duke zbuluar edhe gjininë e bebit. Ajo është në pritje të një djali.

Në një intervistë për News 24, gazetarja e pyet për vështirësinë e të qënit shtatzënë dhe ndërkohë duke inspektuar zona të ndryshma të Tiranës.

Sa e vështirë është për ju të jeni shtatzënë dhe të inspektoni zona të ndryshme në Tiranë? Më lini t’ju uroj, jeni shtatzënë.

‘Faleminderit, nuk besoj se kam asnjë komplikim më shumë se çdo zonjë tjetër që është e angazhuar në çfarë do lloj fushe të jetës’.

Në pritje të një djali apo vajze?

 “Të një djali tjetër”, përgjigjet deputetja. Ajo ka një djalë 10 vjeç.

Deputetja e PS shtatzënë. Zbulon gjininë e bebit