Aktualitet

Dërgohet në Turqi deputeti Roshi. Rëndohet gjendja e tij nga koronavirusi

Dërgohet në Turqi deputeti Roshi. Rëndohet gjendja e tij nga

Deputeti i opozitës parlamentare i cili është dhe kreu i Komisionit të Shëndetësisë është dërguar në Turqi, për shkak të gjendjes së tij të rënduar nga koronavirusi. Burime për Report TV bëjnë me dije se deputeti Enver Roshi, 59 vjeç pasi u infektua me koronavirus pati komplikacione ditët e fundit me mushkëritë. Ai u shtrua dy ditë më parë në spitalin Covid 2 Shefqet Ndroqi por mbrëmë ai është dërguar në Turqi për trajtim të specializuar. 

Deputeti Enver Roshi u infektua me koronavirus me datë 28 korrik dhe në një status në Facebook tregonte se ishte mirë, duke apeluar qytetarët që të tregojnë kujdes.

Për gjendjen e tij të rënduar foli edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili tha se është në një gjendje të vështirë dhe i uroi shërim të shpejtë.