Aktualitet

Deri me 30 qershor mund të aplikojnë mësuesit për punë

Deri me 30 qershor mund të aplikojnë mësuesit për punë

Të gjithë ata që duan të ushtrojnë profesionin e mësuesit kanë afat deri më 30 Qershor për të aplikuar. Ministria bën thirrje që të interesuarit të aplikojnë në Portalin “Mësues për Shqipërinë”.

Njofitimi i Ministrisë së Arsimit si më poshtë:

"Së pari, përveç kandidatëve të rinj, në portal mund të marrin pjesë edhe mësuesit që janë në sistem, për të patur mundësi për lëvizje paralele jo vetëm në fund të vitit, por për të konkurruar edhe për vendet e lira që krijohen gjatë vitit, pra duke i shfrytëzuar të dyja fazat e konkurrimit, edhe me dosje, edhe me testim. Gjithsesi, pavarësisht rezultatit në testim, mësuesi ka të drejte të ruajë vendin e tij aktual të punës.

Së dyti, si rezultat i kërkesës së vazhdueshme të sindikatave, ne kemi përfshirë në vlerësim edhe vjetërsinë e punës në mësimdhënie, si pjesë e dosjes, edhe për lëvizjen paralele në fund të vitit, edhe për aplikantët në portal, duke i dhënë kështu më shumë peshë eksperiencës dhe kontributit tuaj".