Aktualitet

Deri më 7 prill nuk do të ketë seanca gjyqësore (Cilat përjashtohen nga vendimi)

Deri më 7 prill nuk do të ketë seanca gjyqësore (Cilat

Gjykatat në të gjithë Shqipërinë kanë pezulluar veprimtarinë, nisur nga dita e sotme deri më 7 prill. Sipas vendimit, përjashtohen vetëm disa seanca gjyqësore.

Vendimi: 

Këshilli i Lartë Gjyqësor bazuar në nenet, 147/1, 147/a, pika 1 germa “d” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin61 të Ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, në Vendimin e datës 09.03.2020 të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirusi i ri, ne Vendimin e KLGJ nr. 127 date 10.03.2020 “Per pezullimin e veprimtarise dhe sherbimeve gjyqesore ne te gjitha gjykatat ne Republiken e Shqiperise”, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga
COVID-19,
VENDOSI:
1. Vijimin e pezullimit te veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e vendit, të juridiksionit të përgjithshëm dhe të posaçëm, për shkak të situatës së krijuar nga infeksioni i përhapur Covid-19.
2. Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari.
3. Përjashtohen nga efektet të këtij pezullimi, seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, seancat në të cilat janë kërkuar ose zbatuar masat e sigurisë me burg, dhe kur të arrestuarit, të pandehurit, ose mbrojtësit e tyre e kërkojnë shprehimisht që të vijohet me shqyrtimin e tyre.
4. Në çdo rast nga ana e gjykatës duhet të shmanget prania e publikut në zhvillimin e seancave gjyqësore.
5. Kohëzgjatja e pezullimit, parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, të jetë për një periudhë 2 (dy) javore duke filluar nga data 25.03.2020 deri me date 07.04.2020.
6. Kryetarët e gjykatave ngarkohen të marrin të gjithë masat për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë me publikimin e tij në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.