Aktualitet

Detajet mbi arsimin e Ylli Ndroqit, mësuesja: I urtë, por jo inteligjent. Ngelës në gjuhë shqipe në klasën e dytë

Detajet mbi arsimin e Ylli Ndroqit, mësuesja: I urtë, por jo

Pas sekuestrimit të 26 pasurive, nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), në media kanë dalë të tjera fakte rreth jetës së tij, mbi arsimimin.

Në dokumentet të cilat po qarkullojnë mbi kryerjen e shkollës 8-vjeçare në fshatin Ndroq, rezulton se Xhemail Pasmaçiu, ka pasur vështirësi në marrëdhënien e tij me mësimet. Kështu, sipas përshkrimit të mbajtur në regjistër, ai cilësohet si një nxënës i urtë, por jo inteligjent.

Detajet mbi arsimin e Ylli Ndroqit, mësuesja: I urtë, por jo

Mediat shkruajnë se në klasën e dytë, viti 1973, Xhemail Pasmaçiu, rezultoi ngelës në lëndën e gjuhës, që më pas do duhej ta frekuentonte në vjeshtë për të kaluar në klasën.

Sipas akuzave të përcjella nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol, Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës dhe është arrestuar në Turqi dhe Itali, arsye që kanë çuar në vendimin e tij për të ndryshuar emrin.

Lexo më shumë: