Aktualitet

'Deti' në Gjykatën e Hagës/ Rama: Çështjen e hapëm ne. Të tjerat janë sajesa nga ca mediokër që e duan Shqipërinë plaçkë

'Deti' në Gjykatën e Hagës/ Rama: Çështjen

I pyetur për çështjen e ‘Detit’, se çfarë kërkon Shqipëria sot në Gjykatën e Hagës, kryeministri Rama tha se ajo që kërkon vendi është një marrëveshje e drejtë. Rama theksoi se kjo çështje është hapur nga Shqipëria, pasi “për Greqinë ishte e mbyllur me marrëveshjen e mbyllur me Berishën, Lulin dhe Metën””.

Pyetje: Çfarë do të kërkojë Shqipëri në gjykatën ndërkombëtare, se Greqia e ka bërë të qartë ku kërkon të shkojë me këtë marrëveshje të re në Shqipëri?

Rama: Çështjen e detit se ka hapur Greqia, por Shqipëria. Ne kërkojmë një marrëveshje të drejtë. Marrëveshja e mëparshme ka qenë e padrejtë për Shqipërinë, të tjerat janë skandale mendore janë shprehje të ligësisë që furnizon injorancën me qëllim në funksion vetëm të pushtetit të ca mediokërve që duan me çdo kusht plaçkë në Shqipëri. Këta shqiptarë e duan Shqipërinë plaçkë. Shqiptarë këta! Shqiptarë! Këtyre nuk i shkon një sekondë t’ju prekë gjumin as deti, as ajri, as toka, por vetëm plaçkitja. Këta janë plaçkitës të lindur, e kanë treguar sa herë kanë qenë në pushtet.