Aktualitet

Devijim qarkullimi te mbikalimi i Shkozës deri më 12 Mars

Devijim qarkullimi te mbikalimi i Shkozës deri më 12 Mars

Në kuadër të zbatimit të projektit në Unazën Lindore Loti 3, prej ditës së sotme deri më 12 Mars do të kryhen punimet e fundit për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës.

“Do të bëhet devijimi i trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut: Trafiku që vjen nga rrethrrotullimi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”. Trafiku që vjen nga Farka në drejtim të Tiranës do të devijohet në rrugën e vjetër të Farkës”, njofton ARRSH.