Aktualitet

Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, arrestohet 29-vjeçari në Divjakë

Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, arrestohet
Foto Ilustruese

Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

29-vjeçari me inicialet SH.T., banon në Divjakë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. T., 29 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij”, njofton Policia.

Tiranapost.al