Aktualitet

Dhunohet në një çerdhe të Durrësit një foshnjë 18 muajsh, gjyshja tregon shenjat

Dhunohet në një çerdhe të Durrësit një

Një foshnjë 18 muajsh është dhunuar në çerdhe.Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në një lagje në perfieri të Durrësit, njohur si ‘Çezma e Ferrës’. Ka qenë nëna dhe gjyshja e foshnjës që kanë bërë denoncimin në polici, pasi kanë parë shenja dhune që në ditën e dytë kur është dërguar në çerdhe. Gjyshja ka treguar se fëmija ka pasur shenja dhune në fytyrë dhe në pjesë të kurrizit.

‘Ishte goditut tek faqja. Ishte dita e dytë. Unë dyshova te edeukatorja e lagjes. 2 edukatore dhe pastruesja ishin në kopësht. Që të shtunën ka ndodhur, dita e dytë në çerdhe. Vajza trembet natën”, ka treguar gjyshja.

Ndërsa një fqinj i familjes së foshnjës ka thënë: “Fëmija ka pasur shenja në fytyrë dhe në qafë, por edhe këtu mbrapa,. Qante goca kur e prekte”.

Dhunohet në një çerdhe të Durrësit një

E mitura jeton me nënën e saj dhe gjyshen në kushte të rënda ekonomike, pasi prindërit e vogëlushes janë të divorcuar. Ato kanë treguar për News 24 se pronari i çerdhes ua ka ulur çmimin nga 80 në 60 mijë lekë për mbajtjen e fëmijës pasi nuk kishin mundësi.

Mësohet se pas denoncimit të rastit, policia ka nisur hetimet për edukatoret dhe për pronarin e kopshtit me incialet G.D, 61 vjeç.