Aktualitet

Disa njerëz më thonë: Lali Eri ule pak ritmin, se na zuri! Por do punoj 24/7 për mandatin e tretë të PS dhe të Ramës

Disa njerëz më thonë: Lali Eri ule pak ritmin, se na zuri! Por do

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet optimist që Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama të fitojnë një mandat të tretë qeverisës. I ftuar dje nga Fondacioni “Qemal Stafa”, ai theksoi se rezultatet në këto 8 vite qeverisjeje e nxjerrin PS-në forcë të parë, ndërsa shtoi se gara e radhës është me veten, për t’u përmirësuar edhe më shumë.

“Vitin tjetër kemi zgjedhje dhe unë do të punoj 24/7, që Partia Socialiste dhe Edi Rama të fitojnë mandatin e tyre të tretë. Mandati i tretë do të ishte historik sepse në Shqipëri, në 30 vite pluralizëm, nuk ka ndodhur asnjëherë që një forcë politike të mandatohet tre herë radhazi. Unë besoj se i kemi të gjitha argumentet për të kërkuar një mandat të tretë, jo pse opozita është e shpartalluar, porse në 8 vjet jemi partia numër një, e padiskutueshme, garën e kemi me veten. Por, ca gjëra mund t’i bëjmë shumë më mirë. “Kemi nevojë të ecim më shpejt. E di që ca njerëz më thonë: “Lali, ule pak ritmin, se na zuri”. Por, kemi humbur shumë kohë dhe duhet të rikuperojmë shpejt, sepse po të kishim punuar 30 vite me këtë ritëm, do ishim shumë më mirë sot”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku vijoi se vendimi për listat e hapura është më i rëndësishëm, pasi kështu janë qytetarët ata që vlerësojnë një kandidat për deputet:

Disa njerëz më thonë: Lali Eri ule pak ritmin, se na zuri! Por do

“Vendimi më i rëndësishëm është ai i hapjes së listave. Po të shikoni sot, ka shumë njerëz që më thonë: Ore, ç’është kjo frymë e sharjes dhe vulgaritetit? Është mëse normale kur fatin për sukses në listë ta cakton Saliu apo kushdo tjetër; atëherë ti nuk mendon fare për elektoratin, por mendon që elektorati është vetëm ky që të fut në listë: nëse ai është i kënaqur, ti je lart në listë, nëse është i pakënaqur, ti je poshtë në listë”.

Ai shtoi se vendit i duhet një fushatë pozitive, me energji të mirë, me lista të hapura.