Disa portale po kërcënojnë gjyqtarë dhe prokurorë rreth jetës private! Deklarata e Arben Krajës

Nuk ka folur me emra dhe adresa konkrete, por kreu në largim i SPAK Arben Kraja ka thënë për Euronews se gjyqtarët e prokurorët sot kërcënohen me jetën private.
Pjesa e deklaratës: Po patjetër që ka edhe kërcënime, ndoshta dhe të drejtpërdrejta. Janë nga më të ndryshimet, ka, po të lexosh nëpër portale. Nuk e kam me analistët. Ka disa lidhje me disa portale që në mënyrë të papërgjegjshme shkruhet nga gjërat më të çuditshme. Portalet përmendin, kërcënojnë në pjesët individuale të gjyqtarëve të prokurorëve, të jetës private, histori të tilla. E para nuk është e vërtetë që dikush ka hyrë në shtëpinë time, nuk ka asnjë sekret këtu. Ka pasur një vjedhje në një banesat ngjitur dhe kjo është e gjithë historia. Të veprosh në një terren të tillë që të tjerët merrem me jetën personale që nuk kanë lidhje me funksionin apo me detyrën padyshim që është një terren në thonjëza që është presion, Pjesa më e madhe e prokurorëve të SPAK kanë mbrojtke, fizike. Të gjithë prokurorët kanë punuar në mënyrë të ligjshme dhe objektive.