Aktualitet

Disa rreziqe që duhet të shmangim në raste përmbytjesh

Disa rreziqe që duhet të shmangim në raste përmbytjesh

Shqipëria është pushtuar prej dy ditësh nga moti i keq që ka shkaktuar për fat të keq edhe 2 viktima.

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa këshilla për qytetarët të banojnë në zona ku ka përmbytje.

Udhëzimet e bëra nga ISHP:

Shmangni vende të ulëta si bodrumet ose nënkalimet. Këto bëhen jashtëzakonisht të rrezikshme gjatë një përmbytjeje.

Mos ecni nëpër zona të përmbytura. Mund të jetë e vështirë të kuptohet sesa i thellë është niveli i ujit dhe çfarë qëndron në të.

Nëse duhet të ecni në ujë, kudo që të jetë e mundur ecni aty ku uji nuk po lëviz. Përdorni një shkop për të kontrolluar qëndrueshmërinë e tokës përpara jush.

Mos ecni me makinë në zona të përmbytura. Nëse ujërat e përmbytjes ngrihen rreth makinës suaj, braktisni makinën dhe zhvendosuni në zonë apo pikë më të lartë-vetëm nëse mund të bëni këtë në mënyrë të sigurt.

Mos prekni pajisjet elektrike nëse jeni të lagur ose po qëndroni në ujë.

Disa rreziqe që duhet të shmangim në raste përmbytjesh