Aktualitet

Disa shkolla janë ende me skenarin e parë, me prezencë fizike të nxënësve. Ministrja Kushi tregon arsyet

Disa shkolla janë ende me skenarin e parë, me prezencë fizike

Ministrja Kushi njoftoi javën e kjaluar se mësimi do të kalojë i alternuar sipas klasave, ndërkohë që Universitetet vijojnë me mësim vetëm Online deri në një njoftim të dytë. Por në disa shkolla, mësimi po vijon me skenarin e parë me prezencë fizike. Kjo sipas ministres për shkak të numrit të ulët të nxënësve në klasat e këtyre shkollave dhe rrezikut më të ulët të infektimit nga koronavirusi.

Kushi tha se nga 1760 shkolla në 1360 shkolla mësimi vazhdon sipas skenarit të parë, sepse numri  nxënësve në klasa është i vogël.

‘Në qendrat e mëdha ku dhe rastet e infektimve janë të mëdha, kemi vendosur që klasa 1-5 dhe maturantët të vazhdojnë me të njëjtin skenar, se kemi menduar që këto dy kategori duhet të jenë me prezencë fizike. Për maturantët vendosëm kështu se është vit me rëndësi për të ardhmen e tyre.

Nga klasa 6-9 dhe viti 1 dhe 2 do jetë mësim i alternuar. Ose të ishin një javë në shkollë dhe një javë online ose brenda javës dy ditë online dhe tre ditë në shkollë. Nuk vendosëm alternativën një javë në shkollë, që mos të rrinin për një kohë të gjatë. Rreziku për infektim është më i ulët. Nëse do rrinin një javë në shtëpi, një javë dhe fundjava e mëparshme i binte që 10 ditë nxënësi edhe për sa i takon disiplinës dhe njohurive do ishte më i vështirë. Këtë metodë kanë ndjekur dhe vende të tjera'.

Ndërsa pyetjes për mungesë tabletash, telefonësh dhe pa internet në disa zona, ministrja Kushi tha:

'Jemi të ndërgjgjshëm për problematikat për këtë arsye në këtë periudhë kemi filluar të mbështesim kategorinë më vullnerabël, me vështirësi ekonomike dhe e dyta nxënësit që mësojnë në klasa kolektive.  Kemi shpërndarë mbi 15 mijë tableta digjitale për këtë kategori nxënësish. Ndërkhë në skenarin që kemi përgatitur mbështetet nga kanali i dedikuar RTSH shkolla që jep mësim për të gjitha klasat dhe platforma online falas Akademi.al'.

Mësimi online sa e redukton cilësinë e mësimit tek studentët?

'Nuk mund ta jap me përqindje por në gjithë botën dihet që cilësia nuk mund të jetë njësoj. Jo është normale por është situatë e pazakontë, ku prevalon shëndeti'.