Aktualitet

Diskutimet për listat/ Koalicione e ndryshime në kod zgjedhor, të gjejnë vend e kohë në Këshillin Politik

Diskutimet për listat/ Koalicione e ndryshime në kod zgjedhor, të

Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero e nis reagimin e saj duke thënë se do duhej më shumë kohë por që këtë kohë mund ta përdorin më mirë liderët politikë në vazhdimësi për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Nga Twitteri, pas votimit në Kuvend me 106 vota pro ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve, Zëdhënësja e KE-së postoi statusin ku shkruan: 

'Teksa Parlamenti miratoi ndryshimet në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që nuk u caktua më shumë kohë në fazën përgatitore për të gjetur një kompromis me të gjitha partitë në Këshillin Politik.  Miratimi më 23 korrik, në Parlament, i ndryshimeve në kodin zgjedhor për marrëveshjen e 5 qershorit, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR, përmbushi kushtin e vendosur nga Këshilli Europian kur vendosi për hapjen e negociatave në mars.

Është thelbësore që ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të zbatuar ndryshimet kushtetuese, veçanërisht çështjet për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohen'.

Diskutimet për listat/ Koalicione e ndryshime në kod zgjedhor, të

Diskutimet për listat/ Koalicione e ndryshime në kod zgjedhor, të

Pas Pisoneros kanë reaguar edhe ambasadorët në vend. Ambasadori gjerman Peter Zingraf shkruan: 

Shpreh keqardhjen që megjithë marrëveshjen e arritur dhe tanimë të vendosur në ligj të 5 qershorit reforma zgjedhore e nisur në mënyrë të suksesshme është duke marrë sërish tipare konfliktuale përmes ndryshimeve kushtetuese. Unë respektoj rolin institucional të parlamentit, por njëkohësisht kuptoj që prej marrëveshjes së 5 qershorit rezultojnë pretendime legjitime për një dialog gjithëpërfshirës.

Ndaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve të bashkëpunojnë për implementimin ligjor të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor si dhe të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit. Në këtë kontekst duhet të diskutohen në mënyrë të veçantë çështjet e listave të hapura dhe roli i koalicioneve parazgjedhore me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në frymën e përfshirjes dhe të bashkëpunimit.

Shqipëria gjendet përpara mundësive dhe sfidave të mëdha - përmend këtu vetëm bisedimet e anëtarësimit në BE, rindërtimin pas tërmetit dhe kapërcimin e krizës Corona dhe pasojave të saj. Në një situatë të tillë rregullat e qartë e transparentë për zgjedhjet e ardhshme, të pranuar nga të gjitha palët politike, janë me rëndësi thelbësore për të ardhmen e vendit.
Sjell në vëmendje, që reforma zgjedhore mbetet një element qendror në përmbushjen e kushteve të formuluara nga Këshilli i BE-së (dhe në mënyrë të ngjashme nga Bundestag-u) përpara Konferencës së Parë të Anëtarësimit me BE-në dhe se zbatimi i suksesshëm i saj është një prej kushteve të grupit të dytë.

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca: 

Ndërsa pranojmë miratimin nga Parlamenti i disa ndryshimeve në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që nuk është dhënë më kohë në fazën përgatitore për gjetjen e një kompromisi me të gjitha palët në kuadër të Këshilli politik. Ndryshimet në kodin zgjedhor të miratuara nga Parlamenti më 23 korrik për të zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR, kanë përmbushur kushtin e vendosur nga Këshilli kur vendosi të hapi negociatat e pranimit në Mars.

Tani është thelbësore që ndryshimet në kodin zgjedhor të nevojshme për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, me referencë të veçantë në listat e hapura dhe rolin e koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse para se të votohen në Parlament.

Diskutimet për listat/ Koalicione e ndryshime në kod zgjedhor, të

Deklaratë e Ambasadorit britanik, Duncan Norman:
"Marrëveshja e 5 qershorit tregoi se çfarë mund të arrihet me dialog, kohë dhe vullnet politik. Do të donim të kishim parë të njëjtën qasje konstruktive në miratimin e ndryshimeve të sotme të Kushtetutës.

Është thelbësore që ndryshimet e ardhshme të Kodin Zgjedhor të diskutohen gjerësisht me të gjitha palët në Këshillin Politik përpara se të votohen në parlament."

Diskutimet për listat/ Koalicione e ndryshime në kod zgjedhor, të