Aktualitet

Diskutimet tek 'Ligjet': Të ashpërsohet Kodi Penal dhe të hiqet gjykimi i shkurtuar për abuzuesit e të miturve

Diskutimet tek 'Ligjet': Të ashpërsohet Kodi Penal dhe

Ka rikthyer edhe njëherë debatin për dënimin e abuzuesve me të miturën, pas publikimit të ngjarjes së rëndë me 15 vjeçaren në Kamzë, e cila u përdhunua dhe u shtantazhua prej kohësh nga roja i shkollës dhe tre djem të rinj, që kishin në dorë videon e aktit mes të miturës dhe rojës.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja deklaroi sot se do propozojë heqjen e alternativës për gjykim të shkurtuar për abuzuesit e të miturve, po ashtu për dhunuesit në familje. Manja e bëri këtë deklaratë duke ia kërkuar të rishikohet edhe ministres së drejtësië Etilda Gjonaj. Kreu i Komisionit të Ligjeve tha se autorët përfitojnë nga dispozitat ligjore, por ashtu kërkoi më shumë përgjegjësi nga gjyqtarët dhe prokurorët.

Ndërsa ministrja Gjonaj tha se është i nevojshëm ashpërsimi për veprat penale të tilla.  Si shqetësim ngriti faktin se janë shumë të pakta rastet e dënimit të autorëve kur përballen në gjykatë për veprat e tyre.

Për mundësinë e ngritjes së një Instituti për të miturit duket ende larg. Ministrja Gjonaj tha se janë inspektuar disa godina, por ajo deklaroi:

"Ngritja e infrastrukturës ishte e pamundur, inspektuam edhe godinën në Pogradec. Nuk mundet që një institut të jetë në një vend si Pogradeci ku nuk ofrohen të gjithë shërbimet. Instituti duhet të trajtohet si duhet dhe  me mundësi që të qëndrojnë me prindërit herë pas herë. Bashkitë nuk ofrojnë të gjitha burimet njerëzore të specializuar për të trajtuar të miturit. Janë nxjerrë akte nën ligjore për zbatim të këtyre dënimeve.

Ashpërsimi për veprat të dhunës në familje dhe abuzimit më të miturit. Numri i atyre që shkojnë në gjykata dhe janë dënuar janë të paktë. Shumë raste janë 5 -10 vjet dhe kjo do duhet të ashpërsohet të politikat penale për krime seksuale dhe abuzimet me fëmijët. Qendra për parandalimin e krimeve me të mitur është ngritur me urdhër të kryeministrit. Po bëjmë rekrutimeve për të vënë në funksion qendrën".

Në fund, siç deklaroi para pak ditësh psikoterapisti Neli Demi: Ne reagojmë ashpër, por këtë e bëjmë pasi ngjarja ndodh!