Aktualitet

Dita e dytë e vaksinimit në “Air Albania” të tjerë mjekë e infermierë marrin dozën e parë kundër Covid

Dita e dytë e vaksinimit në “Air Albania” të

Për të dytën ditë radhazi vijon vaksinimi kundër Covid-19, në Stadiumin “Air Albania”  ku do të marrin dozën e parë të vaksinës mjekë e infermierëve të cilët janë në vijën e parë të përballjes me virusin.

Procesi i vaksinimit nisi një ditë më parë në Stadiumin Air Albania në orën 15:00, ku edhe u vaksinua në transmetim live kryeministri Edi Rama dhe mjekët e njohur Pëllump Pipero, Tritan Kalo edhe Najada Çomo.

Kryeministri Edi Rama ka qenë sërish i pranishëm sot pë disa minuta në Stadiumin Air Albania për të parë nga afër procesin dhe më pas është larguar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan se dita e parë ka ecur mbarë  dhe janë vaksinuar 50 mjekë dhe infermier të spitalit Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi. Edhe ditën e sotme njëlloj si dje rreth 50-60 mjekë e infermiere nga të 4 spitalet Covid do të marrin dozën e parë të vaksinës Pfizer.

“Dita e parë e vaksinimit kundër #COVID19 ka ecur mbarë, me vaksinimin e 50 mjekëve dhe infermierëve rë parë të spitalit Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”

#Vijojmë sot vaksinimin në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, të epidemiologëve, mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë të përballjes me Armikun e Padukshëm”, shkruan Manastirliu.