Aktualitet

Dita e Çlirimit, nis ceremonia te Varrezat e Dëshmorëve!

Dita e Çlirimit, nis ceremonia te Varrezat e Dëshmorëve!

Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë po kryhen homazhe për të përkujtuar 78-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, pas Luftës së Dytë Botërore.

Në ceremoni morën pjesë presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të cilët vendosën kurora me lule në monumentin e ‘Nënës Shqipëri’.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër pushtimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria u pushtua nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij.

Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.