Aktualitet

Ditën e lindjes kryeministri Rama e kalon me të ëmën

Ditën e lindjes kryeministri Rama e kalon me të ëmën

Sot kryeministri Edi Rama feston 56-të vjetorin. Dhe ditën e tij të lindjes, kreu i qeverisë po e kalon me nënën e tij Anetën.

Ishte vetë Rama që me një foto të postuar në rrjetet sociale shfaqet krah zonjës Aneta, ndërsa shkruan: “Me gruan që më dha jetën”.

Fotoja është realizuar në shtëpinë e nënës së tij, ndërsa në një cep të saj dallohen fotot të kujtimeve nga familja.

Ditën e lindjes kryeministri Rama e kalon me të ëmën

Kryeministri publikon në raste të veçanta foto me të ëmën, ndërsa në këtë të fundit zonja Aneta shfaqet me dorën e fashuar por e lumtur krah të birit.