Aktualitet

Do dalësh i qethur nga fushata/ Meta replikë Ramës me patronazhistët: Mos e dëgjoni të dashur kryefuksin

Do dalësh i qethur nga fushata/ Meta replikë Ramës me

Presidenti Meta i përgjigjet deklaratave të kryeministrit Rama lidhur me akuzat për patronazhistët dhe 'kërcënimin' e Metës se PS po e detyron të garojë në zgjedhje. Rama tha se çdo patronazhist e e di që është futur kokë e këmbë në fushatë.

Ilir Meta edhe me sulme personale shkruan në Facebook:

Të dashur "patronazhistë",
Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!
Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.
Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.
Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!
Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!

Do dalësh i qethur nga fushata/ Meta replikë Ramës me

Edi Rama në takimin me të rinjtë në Tiranë tha:

'Iliri thotë po më detyroni për 25 prillin. Që ti je futur kokë e këmbë në fushatë, këtë e di çdo patronazhist. Por atë që nuk e di, dhe patronazhistët e dinë është që ti do dalësh nga kjo fushatë i rruar dhe i qethur'.

*Tiranapost.al.