Aktualitet

Do ftojnë Kosovën në Mini-Shengen! Rama do takohet me Vuçiç dhe Zaev më 30 tetor

Do ftojnë Kosovën në Mini-Shengen! Rama do takohet me

Kryeministri Edi Rama do të takojë të premten e ardhshme, më 30 tetor, homologun e tij maqedonas Zoran Zaev dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Lajmi është publikuar nga media maqedonase Insajder, e cila shkruan se ky takim do të mbahet për ‘t’i dërguar një ftesë Kosovës për Mini-Shengen’.

Ndërkohë që ky njoftim për takimin erdhi pasi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, zhvilloi sot një vizitë në Shkup ku u takua me Zaev dhe zhvilloi një konferencë për mediat.

Hoti tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të mira fqinjësore që duhet të vazhdojnë në kultivimin edhe të mëtejshëm të tyre, ndërsa Zaev u shpreh se bashkëpunimi duhet të avancohet edhe me bashkëpunim më të gjerë rajonal.

“Në vendin tim thuhet se fqinjët nuk i zgjedhim, por ata janë të parët të dalin në ndihmë. Mu për këtë presim që Kosova t’i bashkëngjitet bashkëpunimit rajonal që e udhëheqin Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, me qëllim që karakteri i saj inkluziv të jetë prioritar për rajonin pa dallim të çështjeve të hapura politike. Kjo do t’i ndihmojë fillimisht qytetarëve për implementimin e katër lirive në Ballkanin Perëndimor siç janë në shtetet e BE-së”, citohet të jetë shprehur Zaev.