Aktualitet

Çdo gjurmë e tërmetit do të jetë fshirë në pranverën 2022

Çdo gjurmë e tërmetit do të jetë fshirë në

Nga prezantimi i programit të PS-së për Rindërtimin, ministri i Arben Ahmetaj foli me bindje kur tha se në pranverën e vitit 2022 çdo gjurmë e tërmetit të 26 nëntorit do të jetë fshirë.

Ministri i Rindërtimit tha:

“Në pranverën e vitit 2022 çdo gjurmë e tërmetit të 26 Nëntorit do të jetë fshirë. Shqipëria do të rilindë me një shkollë, shtëpi dhe lagje të re. Do të ketë rilindur edhe tek ato zemra që do të përfitojnë një shtëpi falas, një shkollë të re për fëmijët”.

Ahmetaj bëri me dije gjithashtu se qeveria ka arritur që të tërheqë 100% të granteve të premtuara nga vendet mike në Konferencën e Donatorëve që u mbajt një vit më parë për ndihmë ndaj pasojave të tërmetit dhe ringritjes.

“Konferenca e Donatorëve në 17 shkurt në Bruksel mobilizoi një solidaritet të paparë më parë, në vlerën 1.15 miliardë euro. Në çfarë vendi do të kishte ndodhur kjo, nëse miqtë ndërkombëtarë nuk do kishin besim te qeveria?! Sot ne kemi arritur të tërheqim 100% të granteve të premtuara në Konferencën e Donatorëve. Kemi një përgëzim për shpejtësinë e tërheqjes së këtyre parive. Qeveria turke po vijon rindërtimin në Kurbin, një ndërtim spektakolar, BE po vijon rindërtimin e shkollave. Rindërtimi është një program unik, tërësisht social, me në qendër qytetarin. E gjithë zona e dëmtuar nga tërmeti, në 11 bashki, është një kantier pune. Rindërtimi është programi më i madh i punës në këto 30 vjet, përfitojnë 45 mijë familje”.

*Tiranapost.al.